Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emigranti shqiptar vdes në aksidentin rrugor, 37-vjeçari u hodh nga makina për të shpëtuar, por nuk ia doli

schedule12:40 - 31 Korrik, 2022

schedule 12:40 - 31 Korrik, 2022

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 37-vjeçari në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, 30 korrik në zonën e Casatimsa (Pavia).

Për arsye endë të panjohura mësohet se shqiptari pasi humbi kontrollin e makinës ka tentuar të frenojë për më shumë se 50 metra, duke përfunduar në dalje të rrugës ku është përplasur me një pemë, raportojnë mediet italiane.



37-vjeçari, i cili ndodhej vetëm në makinë, për t’i shpëtuar përplasjes fatale është hedhur nga makina në ecje, por kjo rezultoi fatale për të.

Ambulanca dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje por fatkeqësisht kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e tij./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!