EMRI/ “Në Shqipëri donin të më vrisnin”, i riu shqiptar arrestohet në një “shtëpi bari”

schedule21:21 - 29 Korrik, 2022

schedule 21:21 - 29 Korrik, 2022

Një tjetër i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë Britanike pasi u kap në një shtëpi bari. Sipas mediave britanike, 25-vjeçari Kol Hila, u arrestua në një shtëpi bari.

Arrestimi i tij u bë në një pronë në High Street në Stalham kur policia e bastisi atë më 8 qershor të këtij viti pas një informacioni.

Gjatë operacionit policia sekuestroi 79 bimë me një vlerë prej 79 mijë paundësh.

I riu shqiptar deklaroi para gjykatës se ai kishte emigruar drejt Britanisë pasi në Shqipëri i rrezikohej jeta. Ai tha se për këtë punë paguhej vetëm 300 paund në javë.

Ndërkohë është shprehur i lumtur që policia e arrestoi pasi nuk po e përballonte këtë punë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!