Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bullgaria miraton ndryshimet, çdo baba mund të marrë dy muaj leje për të rritur fëmijën nën 8 vjeç

schedule20:42 - 28 Korrik, 2022

schedule 20:42 - 28 Korrik, 2022

Bullgaria ka miratuar ndryshime në Kodin e Punës, që do i lejojnë çdo babai, biologjik apo adoptees, të marrë një leje dymujore për t’iu përkushtuar rritjes së fmëijës së tij nën moshën 8 vjeç.

Leja mund të merret një herë ose pjesërisht, me kusht që babai të mos ketë shfrytëzuar lejen për rritjen e një fëmije nën moshën dy vjeç.

Gjithashtu, parashikohet që leja e atësisë nuk mund t’i transferohet prindit tjetër. Pushimi do të llogaritet në kohëzgjatjen e shërbimit kompensues të një personi, do të zbatohet për personat me sigurime shoqërore dhe do të kompensohet çdo vit.



Ndryshimet kanë të bëjnë gjithashtu me transpozimin e dy direktivave të Bashkimit Evropian në lidhje me kushtet transparente dhe të parashikueshme të punës dhe ekuilibrin punë-jetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!