Alketa Ramaj prezanton ciklin e pikturave sensuale në ekspozitën “Epsh” 

schedule10:57 - 19 Maj, 2019

schedule 10:57 - 19 Maj, 2019

Artistja bashkëkohore Alketa Ramaj shfaqet për herë të parë para publikut me ciklin e pikturave seksuale në ekspoziten “Epsh”.

Alketa Ramaj fituese e çmimit ndërkombëtar të artit bashkëkohor “Onufri” apo çmimit “Ardhja”, 5 vitet e fundit i është dedikuar pikturës.  Cikli i këtyre punëve e prezanton për herë të parë  në mediumin e pikturës  para publikut me ekspozitën “Lust” apo e thënë shqip Epsh “. Megjithëse artistja provokon që në titull, ajo thotë se për të nuk është qëllim në vetvete.

Në këtë prezantim ajo ndërthur pikturën intime dhe me nota seksuale me instalacionin krijuar me një seri letrash të ruajtura pas një procesi që kryenin për të mos ngjyrosur rrobat në lavatriçe.

Në këtë fazë të krijmtarisë që Ramaj është, ndan shije krejt tjetër me garat dje dhe sot.

Dëshira e një artisti është që punën ta ndajë me të tjerët  dhe reagimet ndaj kësaj ekspozite kanë qenë pozitive sipas saj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në galerinë “Zeta” deri në 31 maj  për të shtegtuar me një ekspozitë më pas në Firence. /ABC News Albania 24/7