Gianluca Scamacca është lojtari më i ri i West Ham, i cili kaloi nga Serie A në Premier League. Skuadra angleze derdhi në arkat e Sassuolos plot 42 milionë euro, me sulmuesin italian që do të mbajë veshur fanellën e “Çekiçëve” për 5 vite.
23-vjeçari realizoi 16 gola sezonin e kaluar në Serie A me Sassuolon, teksa shpreson që të shënojë sa më shumë në ishull. “Jam realisht i lumtur që do të luaj me West Ham.
“Ka kohë që e pres këtë moment, e kam pasur ëndërr të luaja në Premier League. E ndjej që West Ham është skuadra perfekte për mua. Ata e treguan sa shumë donin të firmosnin me mua.
Fola me trajnerin, u kuptuam menjëherë me njëri-tjetrin. Mezi po pres të luaj dhe t’u tregoj tifozëve se çfarë mund të bëj me fanellën e West Ham. Shpresoj se do ta duam njëri-tjetrin”, theksoi Scamacca gjatë prezantimit.
Sulmuesi shtatlartë debutoi me kombëtaren italiane në shtatorin e kaluar, dhe deri tani numëron shtatë ndeshje me katër herë kampionët e botës.
All the way from Rome, Italy…
Welcome to West Ham United, Gianluca Scamacca! ✍️ pic.twitter.com/1ed3VOGFcR
— West Ham United (@WestHam) July 26, 2022
/f.a/abcnews.al