Yaya Toure i rikthehet botës së futbollit në pozicionin e trajnerit te klubi anglez

schedule19:05 - 26 Korrik, 2022

schedule 19:05 - 26 Korrik, 2022

Katër vite pas paraqitjes së tij të fundit në Premier League me fanellën e Manchester City, Yaya Toure rikthehet në Angli në anën e Tottenham.

Ylli i Fildishtë nuk do të luajë futboll pasi tani është 39 vjeç, por do të marrë një pozicion si trajner në akademinë e Tottenham.

Të dyja palët kanë arritur një marrëveshje dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar. Toure ka punuar në vitin 2021 si ndihmës trajner në Olimpik Doetsk dhe Akhmat Grozny.

Kujtojmë se Toure ka veshur fanellën e Olympiakos në sezonin 2005-2006 dhe po ashtu edhe në vitin 2018 teksa ka luajtur për Barcelonën dhe Manchester City./h.ll/abcnews.al