Kuleba: Lufta që Putin po i bën Europës më gazin, është vazhdim i asaj që po ndodh në Ukrainë

schedule09:18 - 26 Korrik, 2022

schedule 09:18 - 26 Korrik, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se lufta që Putin po bën në Europë me anë të gazit, është një vazhdim i asaj që po ndodh në Ukrainë.

Në një postim në Twitter, Kuleba thotë se e vetmja mënyrë për t’i dhënë në goditje Rusisë, është të spëtosh nga çdo varësi prej saj.

“Lufta e gazit e Putinit kundër Evropës është një vazhdim i drejtpërdrejtë i luftës së tij kundër Ukrainës. Kudo që mund të sjellë dëm, do ta bëjë. Ai do të përdorë çdo varësi që Evropa ka nga Rusia për të shkatërruar jetën normale të çdo familjeje evropiane. Mënyra e vetme është të godasësh fort dhe të heqësh qafe çdo varësi”, shkruan Kuleba. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!