Papa Françesku u kërkon falje indigjenëve në Kanada për abuzimet nga Kisha: Indinjatë dhe turp

schedule08:43 - 26 Korrik, 2022

schedule 08:43 - 26 Korrik, 2022

Në fjalimin e tij të parë publik në Kanada, Papa Françesku u ka kërkuar falje të mbijetuarve të shkollave indigjene.

“Më vjen shumë keq”, tha Papa.

Ai tha se falja është hapi i parë dhe se duhet të ndodhë një “hetim serioz” për abuzimet. Papa Françesku shprehu dhimbje, indinjatë dhe turp për veprimet e shumë anëtarëve të Kishës Katolike Romake, të cilët drejtonin shumicën e shkollave rezidenciale në Kanada.

Papa e quajti sistemin e shkollave një “gabim katastrofik” dhe kërkoi falje për të keqen e kryer nga shumë të krishterë kundër popujve indigjenë. Falja e Papës u prit me duartrokitje. Të pranishëm ishin gjithashtu kryeministri Justin Trudeau dhe guvernatori i përgjithshëm Mary Simon, personi i parë indigjen që mbajti atë pozicion.

Përpara fjalëve të tij, Papa u takua privatisht me udhëheqësit në kishën lokale dhe drejtoi një lutje të heshtur në Varrezat e Kombit Ermineskin Cree, ku ka varre të shënuara dhe me gjasë të pashënuara, të studentëve të shkollave rezidenciale.

Vendi i mëparshëm i Shkollës Rezidenciale Ermineskin, një nga më të mëdhenjtë në Kanada, është ndalesa e parë e Papës në udhëtimin e tij, në atë që Papa e ka quajtur “një pelegrinazh pendimi”. Shumë i kanë bërë thirrje Papës që të kërkojë falje për rolin që ka luajtur Kisha Katolike Romake në funksionimin e deri në 70% të shkollave rezidenciale në Kanada.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!