I pyetur për tentativën e PD dhe LSI për të prishur zgjedhjet e 30 qershorit, Peza thekson se kjo nuk është e mundur, pasi edhe matematikisht duhet të jenë 1, 2 ose 3 mijë kamikazë në 5300 qendrat e votimit në gjithë vendin, që të hedhin vetën në erë për t’u futur në burg se i duhet Bashës dhe Kryemadhit.
Nano: “Ti mendon që PD e LSI mund ta kenë në plan tentativën për të prishur zgjedhjet?”
Peza: “Kurrë mos thuaj kurrë në politikë e sidomos në Shqipëri. Në Shqipëri sipas KQZ janë 5300 qendra votimi në gjithë territorin.
Nëse ata kanë ndërmend t’i prishin janë 5300 -5400 qendra, mjafton një numër të tillë ku vihet në diskutim mandati i të zgjedhurit në atë territor. Nëse një kryetar bashkie do zgjidhet me një deiferencë 1 mijë vota dhe grupet e tyre do shkatërrojnë procesin që bëjnë difëerncën fituese, atëherë ky proces konsiderohet teknikisht i prishir. Por që kjo të ndodhë në gjithë territorin dhe kaq të kalkuluar matematikisht duhen nja 1, 2, 3 mijë kamizkazë që të hedhin veten në erë për t’u futur në burg se i duhet Lulit e Monikës që të prishet rezultati dhe ai të futet 7 vjet në burg. Unë nuk besoj që sot ka kaq shumë budallenj”. /abcnews.al