Ishte duke luajtur kukafshehti, 5-vjeçarja kafshohet nga gjarpri dhe vdes në spital

schedule17:28 - 25 Korrik, 2022

schedule 17:28 - 25 Korrik, 2022

Një vajzë 5-vjeçare ka humbur jetën pasi është kafshuar nga një gjarpër teksa luante kukafshehti.

Fëmija ishte duke luajtur në shtëpinë e saj, në Bihar të Indisë kur u sulmua nga zvarraniku.

Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët  nuk ishin në gjendje ta trajtonin dhe ajo humbi jetën.

40 gjarpërinj u zbuluan në zonë pas incidentit, thanë burimet lokale, transmeton The Mirror.

Gjarpërinjtë u futën në thasë për tu larguar nga shtëpia.

Ata u lëshuan në një pyll aty pranë sipas medieve lokale/abnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!