Nutricionistja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e Shëndetit” ka folur për regjimin ushqimor me antioksidantë. Ajo ka dhënë të gjitha këshillat e nevojshme, duke theksuar se e mira është që antioksidantët të merren përmes frutave dhe perimeve, jo përmes suplementeve.
Daka ka treguar edhe disa ushqime që kanë shumë antioksidantë dhe që duhen konsumuar sa më shumë.
“Ne duhet t’i marrim suplementet kur organizmi ka nevojë, për ato doza që ka nevojë dhe për aq kohë sa ka nevojë. Por nuk mund të jenë armët tona mbrojtëse suplementet, sepse mund të kthehen në armë të dëmshme kur i marrim me shumicë apo të kemi një regjim ushqimor të çrregullt dhe gjithë ditën të hamë sufllaqe apo të pimë alkool dhe të mbajmë suplementet në çantë. Duke pasur një regjim ushqimor të tillë, organizmi ka aq shumë radikale të lira, sa nuk mund të asnjëanësohen nga anti-oksidantët që mund të marrim me suplementet. Kështu që forma ideale është regjimi ushqimor, edhe kur regjimi ushqimor nuk i vlerëson mjaftueshëm sasitë e vitaminave, patjetër që duhen marrë, por gjithmonë të rekomanduar nga mjeku. Sepse sot dëgjojmë të thonë që mi solli vajza nga SHBA, apo djali, kanë një kuti të madhe dhe ta konsumojë apo jo. Pra, duhet t’i dorëzojmë, të shohim a kemi vërtetë mungesa që t’i marrim për një kohë të caktuar.
Unë thash që regjimi ushqimor duhet të jetë me sa më shumë ngjyra që të dominojnë perimet dhe frutat, në formën e tyre sa më krudo të papërpunuara. Duhet të ketë sa më pak produkte shtazore. Themi kryesisht për bulmetrat se nuk duhet të ketë në të treja vaktet. Nuk duhet të dominojnë produktet shtazor nga mishi i kuq, sepse në një pjesë të familjeve gjatë vaktit të drekës gjatë gjithë javës. Të përdorim proteina sa më të thjeshta siç janë pula dhe peshku, edhe padyshim sa më pak kripë në regjim. Ka një mënyrë për të hequr sasinë e kripës, të shtojmë erëzat, pasi ashtu si perimet dhe frutat kanë sasira shumë të mëdhaja të antioksidantëve”, tha mjekja./abcnews.al