Një tjetër gabim i Charles Leclerc me Ferrari ia ka bërë më të lehtë triumfin në Çmimin e Madh të Francës kampionit të botës Max Verstappen. Piloti holandez përfitoi nga gabimi i Leclerc në xhiron e 17 i cili humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me barrierat mbrojtëse.
Kështu, Verstappen e mbylli garën pa shumë histori në vendin e parë, duke lënë pas dy pilotët e Mercedes, Leëis Hamilton dhe George Russell. Në vend të katërt e mbyll piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez, ndërsa Sainz me Ferrari që e nisi nga vendi i fundit arriti të renditej i pesti.
Në vend të gjashtë u rendit një tjetër pilot spanjoll, këtë herë Fernande Alonso me Alpine. Alonso la pas Lando Norris, ndërsa top 10 u mbyll me Ocon, Riçiardo dhe Stroll. /f.a/abcnews.al