Lirohet ish-shefi i Rendit dhe 13 punonjës të Policisë, duartrokitje para gjykatës në Shkodër

schedule12:34 - 24 Korrik, 2022

schedule 12:34 - 24 Korrik, 2022

Efektivët e policisë të arrestuar për favorizime në tendera në Malësinë e Madhe janë liruar. Ish-shefi i rendit Saimir Rustemi dhe 12 efektivë të tjerë të policisë janë liruar nga qelia ndërsa vendimi jashtë Gjykatës së Shkodrës është pritur jashtë me duartrokitje.

Kujtojmë se jashtë gjykatës qytetarë të ndryshëm me postera në duar protestuan në mbrojtje të Rustemit.

“Nderoni veten!  Lironi shef Saimirin”, ” Shkodra do shef Saimirin Jo Kriminelet”, “Shef Saimiri, krenaria e policisë”, ishin disa nga mesazhet që ata mbanin në posterat e tyre.

Qytetarët shkodranë vlerësojnë figurën e Saimir Rustemit dhe kanë dalë në mbështetje të tij.

14 persona u arrestuan në radhët e policisë së Shkodrës, efektivë dhe ish-efektivë. Shkak për këtë janë bërë akuzat për abuzim me tenderin e rikonstruksionit të godinës së komisariatit të Malësisë së Madhe. /abcnews.al/