Ish-zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës dyshohet për tradhti të lartë, raporton Kyiv Independent.
⚡️Former Security Council deputy secretary suspected of high treason.
The State Bureau of Investigations reported on July 23 that Volodymyr Sivkovych is suspected of working for the Russian intelligence services and managing a network of agents in Ukraine that spied for Russia.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) July 23, 2022
Sipas një raporti të publikuar nga Byroja Shtetërore e Hetimeve të Ukrainës, Volodymyr Sivkovych dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës ruse dhe menaxhon një rrjet agjentësh në Ukrainë që spiunojnë në emër të Rusisë.
Lexo edhe: Zelensky shkarkon udhëheqësit e shërbimit të sigurisë dhe të prokurorisë
Gazeta citoi gjithashtu byronë duke thënë se ish-zëvendës shefi i shërbimit të sigurisë në Krime, Oleh Kulinich, u arrestua për shkak se ai dyshohet se ishte pjesë e të njëjtit rrjet spiunësh. /abcnews.al

