Një reagim ka ardhur nga radhët e PD-së lidhur me atentatin e mbrëmshëm në Milot ku vra Klisman Preci dhe u plagos Ylli Ibrahimi.
Sula thekson se vendi i i shqiponjave është shndërruar në vendin e kallashnikovit.Ai shton se nuk mund të kemi një vend europian me siguri primitive, por një vend që të jep paqe dhe i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të marrë masat e duhura për të vendosur në shinat e demokracisë sigurinë e vendit.
POSTIMI I PLOTË
?Vendi i shqiponjave fatkeqësisht është shndërruar në vendin e kallashnikovit.
Lipset një aleancë e gjerë me qytetarët e për qytetaret ku institucionet të vendosen para përgjegjësisë për të bërë detyrën e tyre. Ky vend nuk është Palermo e dekadës së frikshme, por një shtet që çeli negociatat. Nuk mund të kemi një vend europian me siguri primitive, por një vend që të jep paqe.
Mjafton të shikosh kronikat e lajmeve për të kuptuar se përveç eksodit dhe pandemisë, shqiptarët po i asimilon mungesa e sigurisë në vend.
I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama, si politikan, si qytetar dhe si prind, që të marrë masat e duhura për të vendosur në shinat e demokracisë sigurinë e vendit.
Nuk ka pushim me rrugë të përgjakura dhe vatra të përgjakura!
/abcnews.al/