Në orët e para të mëngjesit dy autorë të maskuar kanë hapur me forcë derën e një supermarketi në lagjen 5 Maji në Elbasan, në zonën e njohur si Ura e Bakallit. Ata kanë arritur të marrin nga kasaforta rreth 200 mijë lekë të reja, të cilat ishin grumbulluar nga xhiroja ditore e supermarketit. Sipas policisë kanë qenë dy persona, njeri me kapele dhe tjetri me kapuç. Policia është vënë në kërkim të tyre megjithatë ende nuk ka ndonjë gjurmë./ABC News Albania 24/7
Grabitet supermarketi në Elbasan, maskat marrin 200 mijë lekë
schedule08:15 - 17 Maj, 2019
schedule 08:15 - 17 Maj, 2019