Roma dhe Juventusi do të garojnë së bashku për të siguruar shërbimet e Dan-Axel Zagadou, i cili është tashmë një lojtar i ri në treg.
Sipas “La Gazzetta dello Sport” dhe “Sky Sport”, verdhekuqtë dhe “Zonja e Vjetër” i kanë vënë syrin 23-vjeçarit.
Zagadou është një qendërmbrojtës që mund të luajë edhe në një rol më të gjerë, është shumë i gjatë dhe i fuqishëm, por ka pasur lëndime muajt e fundit.
Ai luajti vetëm 91 ndeshje për Borussia Dortmund në pesë vjet, duke humbur 83 për shkak të lëndimit, dhe kjo e bën atë paksa një bast për klubin që e afron.
Lojtari këputi vazhdimisht ligamentet e gjurit dhe kishte disa lëndime serioze muskulare.
AS Monaco dhe Inter janë përmendur gjithashtu si destinacione të mundshme për Zagadou, i cili është produkt i akademisë së të rinjve të PSG. /f.a/abcnews.al