Është zhvilluar këtë të premte seanca e masës së sigurimit ndaj Andis Korreshi, 40 vjeçari i cili disa ditë më parë nuk respektoi kufizimin me bova detare dhe u fut në zonën ku nuk lejohen mjetet lundruese, për pasojë dëmtoi një shtetas të mitur.
Gjykata e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Vlorë, vendosi masën “arrest shtëpie” ndaj 40 vjeçarit. Seanca është drejtuar nga gjyqtar Hektor Sinanaj dhe prokuror Hyrjet Lamaj.
Ngjarja ka ndodhur më 18 korrik në bregdetin e Vlorës, ku gomonia e drejtuar nga Andis Korreshi, goditi një fëmijë 7-vjeçar.
7-vjeçari mori plagë të rënda dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 në plazhin e Jonufrës. Fëmija është jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se pak ditë më parë një gomone tjetër në plazhin e Jalës, doli jashtë kontrollit dhe për pasojë për pak sa nuk u mori jetën 2 pushuesve ne breg.
Mesditën e së shtunës, një djalë dhe një vajzë mbetën të plagosur teksa pushonin në bregdetin e Jalës, pasi u përplasën me gomone nga një 37-vjeçar. Gjergj Priftuli, i cili u arrestua nga policia, humbi kontrollin e mjetit teksa po lundronte me shpejtësi të madhe në mes të pushuesve.
/abcnews.al/