Miratohet projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë

schedule18:52 - 21 Korrik, 2022

schedule 18:52 - 21 Korrik, 2022

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar sot a projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë.  Liburn Aliu, ministër i infrastrukturës në Kosovë bën të ditur se qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove mes dy vendeve për financimin, studimin e fizibilitetit dhe projektit për linjën hekurudhore.

Kosto totale për realizimin e Studimit te Fizibilitetit dhe hartimit të Projekt – Idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë, parashikohet të jetë rreth 1,980,000.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë do të ndajë shumën prej 1,000,000 (një milion) Euro, ose rreth 51% të kostos totale, ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës do të ndajë shumën prej 980,000 (nëntëqind e tetëdhjetë mijë) Euro, ose 49% të kostos totale.

Kjo kosto, siç njoftohet,  është parashikuar në buxhetin e vitit 2022 të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe me autorizim të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të barten në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, për bashkëfinancimin e realizimit të projektit.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!