Biden pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të ndryshimeve klimatike

schedule08:50 - 21 Korrik, 2022

schedule 08:50 - 21 Korrik, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden tha se pritet së shpejti të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të krizës së shkaktuar nga ndryshimet klimatike. I pyetur nga gazetarët në bazën e Forcave Ajrore Andrews, pranë Uashingtonit, nëse ai planifikon të shpallë një emergjencë klimatike në SHBA, presidenti tha: “Unë do të marr një vendim për këtë në të ardhmen e afërt”.

Duke folur në Massachusetts të mërkurën, Biden foli për një emergjencë të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Ndryshimi i klimës është një emergjencë. Dhe në javët e ardhshme, unë do të përdor autoritetin që kam si president për t’i shndërruar ato fjalë në veprime përmes urdhrave ekzekutivë dhe fuqive rregullatore që ka presidenti. Në ditët në vijim, qeveria ime do të shpallë zgjidhjet që kemi menduar për të adresuar këtë emergjencë. Ne duhet të veprojmë ”, shtoi Biden.

Ai tha gjithashtu se ndryshimi i klimës është një rrezik për SHBA-në.

Si president, e kam për detyrë të marr vendime në mënyrë urgjente dhe me vendosmëri kur vendi ynë po përballet me një rrezik të qartë dhe të dukshëm. Dhe kjo ka të bëjë me ndryshimet klimatike. Është një rrezik i qartë dhe i dukshëm”, tha ai.

Udhëheqësi amerikan njoftoi gjithashtu dhënien e 2.3 miliardë dollarëve për Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) për të përmirësuar infrastrukturën për të luftuar efektet e krizës klimatike.

Por republikanët kritikuan propozimet e presidentit demokrat.

“Biden po përdor ndryshimin e klimës si një justifikim tjetër që qeveria të marrë më shumë kontroll mbi jetën e amerikanëve të zakonshëm,” shkroi në Twitter senatori republikan Marsha Blackburn (D-Tennessee) gjatë fjalimit të tij. Shpallja e emergjencës lejon heqjen e pengesave burokratike për ndarjen e fondeve nga buxheti federal për autoritetet lokale dhe administratat shtetërore.

Fuqia për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara i takon presidentit. Deri në vitin 1976, kreu i shtetit mund të vendoste gjendjen e jashtëzakonshme për çdo periudhë dhe për çdo arsye që, sipas tij, kërcënonte sigurinë kombëtare të vendit. Më pas diçka e tillë u ndryshua nga Akti Kombëtar i Emergjencave, 1976.

Gjatë kësaj periudhe, Shtetet e Bashkuara shpallën gjendjen e jashtëzakonshme më shumë se 60 herë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!