Vedat Muriqi mund të vazhdojë aventurën e tij në ligën spanjolle.
Sulmuesi nga Kosova ishte pranë një kalimi te Clube Brugge por për disa arsye ai transferim nuk u realizua. Gjysma e sezonit për Muriqin ishte me fanellën e Mallorca kun ë 16 ndeshje ai shënoi 5 gola dhe asistoi tri herë.
Mallorca dërgoi një ofertë zyrtare në drejtim të Lazios por klubi italian e konsideroi të ulët shumën. “MARCA” tashmë raporton se palët mund të ulen dhe njëherë në tavolinë për të diskutuar detajet e këtij transferimi pasi klubi spanjoll ka ardhur me një ofertë të re për Vedat Muriqin e cila shikohet nga klubi i kaltër si i përshtatshëm.
Pablo Ortells, drejtori sportiv i Mallorca do të takohet me Igli Tare për të përfunduar marrëveëshjen prej 8 milionë eurosh për 28-vjeçarin./ h.ll/abcnews.al