Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme nisi me betimin e deputetëve të rinj. Kandidatë të tjerë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë betuar në Kuvend.
Ata janë: Vasil Sterjovski; Edmond Stojku dhe Suzana Topi nga LSI dhe Halit Valteri, Selami Janishehu, Besnik Troplini, Krenar Rryçi, Kostaq Papanga PD.
Po ashtu betime për deputetë të rinj ka pasur edhe në radhë të socialistëve që zëvendësojnë të larguarit që kanë vendosur të kandidojë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 Qershorit. Deputetët socialistë që u betuan sot janë: Eljo Hysko, Adriana Jaku, Florenc Spaho dhe Ardit Konomi. Deri tani numri i deputetëve në Kuvend shkon 121./abcnews.al