Interi është në krye të mundësisë për të transferuar Gleison Bremer.
Marotta ka përgatitur një ofertë bindëse me 35 milionë euro në total plus kartonin e Casadei i cili vlerësohet 8 milionë. CEO zikaltër do ta paraqesë sot këtë ofertë zyrtare ku priten vetëm sinjale pozitive.
Juventus është duke sfiduar Interin, por zikaltërit janë të favorizuar për të transferuar Bremer i cili mori çmimin si mbrojtësi më i mirë në Serie A në sezonin e kaluar./ h.ll/abcnews.al