Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokonoshi ka denoncuar në polici se është dhunuar. Burime nga policia e Divjakës bënë me dije mbrëmjen e djeshme se ka qenë vetë kryebashkiaku socialist ai që ka bërë denoncimin.
Në deklaratën e tij, Kokoneshi ka thënë se është dhunuar për shkak të detyrës.
Burime për Abc bëjnë me dije se kryebashkiaku është përfshirë në një konflikt të dhunshëm me nipin e deputetit socialist Paulin Stërkaj.
Lexo edhe: Rrihet kryebashkiaku socialist i Divjakës, denoncon në polici: Më dhunuan më shkak të detyrës
Kokonshi është goditur me grushte nga nipi i deputetit Stërkaj, 32 vjeçari Dritan Stërkaj, administrator i një resorti në Divjakë.
Burime konfidenciale bëjnë të ditur se debati midis Kokoneshit dhe nipit të deputetit ka qenë më i hershëm.
Por besohet se resorti në Divjakë që administrohet nga Dritan Stërkaj që dikur ka qenë kampi i punëtorëve, është bërë shkak i konfliktit mes kryebashkiakut dhe 32-vjeçarit.
Dyshohet se pagesa e taksave ndaj Bashkisë që resorti ka detyrim të paguajë u bë shkak për konfliktin mes Kokoneshit she Stërkajt.
Kryebashkiaku nuk ka zbardhur detaje rreth motiveve të konfliktit që pati me 32 vjeçarin.
Për këtë ngjarje policia ka referuar materialet në Prokurori./Abcnews.al/