Një çift bashkëshortësh janë arrestuar nga policia greke pasi akuzohen për trafik droge.
Ata përdornin shtëpinë e burrit si strehë në të cilën ruanin sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine përpara se të përfundonte në shtëpitë e përdoruesve në Xanthi.
Pas informacioneve që kishte policia, ka kryer kontrolle në banesë. Qeni i policisë ka zbuluar 12 pako, kanabisi papërpunuar me peshë totale 5 kilogram e 412 gram, 10 pak të tjera koakinë me peshë 244.4 gram, 2 pako kanabis të përpunuar të llojit çokollatë me peshë 25.2 gram dhe 3 peshore elektronike.
Autorët janë arrestuar dhe policia ka konfiskuar 2900 euro nga shitja e mallit të tyre të paligjshëm. Ndaj tyre është ngritur një dosje për posedim, fshehje dhe trafik droge dhe janë dërguar në prokurorinë e Plimmeliodiki Xanthi./Abcnews.al/