Interi ka fituar 4-1 miqësoren e parë sezonale në transfertë përballë Luganos, një sfidë që pa protagonist edhe mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanin, i cili asistoi për D-Ambrosion.
Zikaltërit kanë shënuar nga 2 gola në çdo pjesë në portën e zviceranëve. D’Ambrosio ka hapur serinë e golave që në minutën e tretë, Lautaro ka shënuar një dygolësh, ndërsa Correa ka plotësuar pokerin. Vlen vetëm për statistika goli I vendasve në fund të takimit.
Djemtë e Inzaghit nisin në mënyrën më të mirë përgatitjet sezonale, duke triumfuar në miqësoren e parë. /f.a/abcnews.al