Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Messi mbetet “magjik”/ Kampioni i botës shënon gol e jep asist në Ligën Amerikane

schedule13:06 - 18 Maj, 2026

schedule 13:06 - 18 Maj, 2026

Shqetësimi ishte i madh se stadiumi i ri ende nuk ishte “lagur”. Inter i Majemit dhe Lionel Mesi kishin luajtur katër ndeshje në impiantin modern “Nu Stejdium” në prani të 26 000 spektatorëve, por asnjë fitore nuk ishte arritur, ndaj edhe kampioni i botës ishte i vendosur që kjo të ndryshonte.

Ai ia arriti qëllimit, madje si protagonist. Shënoi gol dhe shërbeu asist në fitoren 2-0 në shtëpi kundër Portlendit. Në 30’, dha avantazhin 1-0, ndërsa në 41’ shkëlqeu duke krijuar rrjetën e dytë realizuar nga Bertrame.

Ky aksion I bëri të gjithë të kujtoheshin se në çfarë forme është superylli argjentinas në prag të Kupës së Botës, ndërsa duhet të mbrojë titullin e fituar në Katar në 2022.



Në moshën 38-vjeçare nuk është aspak nevoja që të vrapojë, sepse këtë e bëjnë të tjerët, dhe përvoja e klasi kompensojnë gjithçka. Në total në karrierë, Leo ka 910 gola e 412 asistë, dhe e gjitha kjo në vetëm 1154 ndeshje.

Madhështia e tij kuptohet kur sheh se mesatarisht i janë dashur 104 minuta për çdo rrjetë, dhe vetëm 72’ për kontribut për gol. Shumë më lart sesa Kristiano Ronaldo.

Inter është në vendin e dytë në Konferencën Lindore të ligës, me 28 pikë, dy më pak se Nashvil, i cili ka luajtur një ndeshje më pak. Gjithsesi, sezoni duket shumë I mirë për floridasit dhe për yllin e tyre që është në vend të dytë në renditjen e Këpucës së Artë me 12 rrjeta, një gol më pak sesa belgu Hugo Kejpers i Çikagos.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!