Kalidou Koulibaly mund të largohet drejt Chelsea për shifrën e 40 milionë eurove, konfirmimi që vjen nga “muri” i mbrojtjes së Napolit.
I pyetur nga kolegu i tij nga “Eurosport”, Romain Collet-Gaudin , qendërmbrojtësi pranoi se lamtumira me napolitanët është shumë afër.
“Do ta konfirmoj më vonë, por jemi në rrugën e duhur” janë fjalët që raportohet të ketë thënë senegalezi.
Për qendërmbrojtësin do të ishte një lamtumirë një vit para skadimit të kontratës së tij aktuale, një goditje e rëndë për Spallettin, i cili e kishte ndërtuar skuadrën me kampionin afrikan sezonin e kaluar. /f.a/abcnews.al