Barcelona dhe Manchester United e kanë arritur marrëveshjen mes tyre për transferimin e Frenkie De Jong.
Gjithsesi asgjë nuk mund të konsiderohet e mbyllur, edhe pse katalanasit janë të kënaqur me 85 milionë eurot e ofruara.
Frenkie De Jong po reziston, pasi në lojë janë rreth 20 milionë euro që Barcelona i detyrohet atij.
Kjo çështje duhet zgjidhur, në mënyrë që mesfushori më pas të detyrohet të pranojë kalimin tek United. / abcnews.al