Frenkie de Jong vazhdon të përflitet për një kalim në Premier League, ku skuadra e Manchester United po këmbëngul për holandezin.
Zërat sa vazhdojnë e rriten për transferimin e lojtarit katalanas në “Old Trafford”, pasi ditën e sotme janë kapur “mat” drejtuesit e skuadrës angleze në Barcelonë.
Dyshja e Manchester United, John Murtough dhe Richard Arnold janë përgjegjës për transferimet te klubi anglez.
Gazetari spanjoll, Gerard Romero, ka publikuar pamje ku dyshja në fjalë shihen në qytetin e Barcelonës.
Sipas tij, ata janë takuar me zyrtarët e klubit blaugrana, Mateu Alemany, Rafa Yuste dhe Jordi Cruyff.
Deri më tani nuk ka informacione të tjera, me 25-vjeçarin që vazhdon të jetë objektivi kryesor i Unitedit gjatë kësaj merkatoje.
Trajneri te “Djajtë e Kuq”, Erik ten Hag, e dëshiron ribashkimin me mesfushorin e Barcelonës, me të cilin ka punuar te Ajaxi, teksa De Jong me Barçën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
?? EL UNITED en Barcelona ??
El CEO y el director de futbol se han reunido con el FCB ( Mateu Alemany, Rafa Yuste y Jordi Cruyff ) #mercato @JijantesFC @juliclaramunt @monfortcarlos @CarlosOdriguez ???? pic.twitter.com/0G3e19Zwzk
— Gerard Romero (@gerardromero) July 11, 2022
/f.a/abcnews.al