Protestuesit përzunë presidentin nga rezidenca, jep dorëheqjen edhe kryeministri në Sri Lanka  

schedule16:12 - 9 Korrik, 2022

schedule 16:12 - 9 Korrik, 2022

Kryeministri i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe pritet të japë dorëheqjen për të hapur rrugën për formimin e një qeverie shumëpartiake, tha Zyra e Kryeministrit në një deklaratë sot.

Njoftimin vjen pas protestave të përshkallëzuara antiqeveritare që detyruan presidentin Gotabaya Rajapaksa të largohej nga rezidenca e tij zyrtare në Colombo sot.

Disa protestues, duke mbajtur flamuj të Sri Lankës dhe të veshur me helmeta, sulmuan rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa, sipas imazheve të transmetuara nga stacioni televiziv lokal NeësFirst.

Siç raporton rrjeti televiziv privat Sirasa TV, protestuesit kanë sulmuar pallatin presidencial.

Një burim në shërbimet e mbrojtjes të vendit tha se Rajapaksa mbetet presidenti i Sri Lankës dhe është zhvendosur në një vend të sigurt, ku po mbrohet nga ushtria.

Më herët, mijëra njerëz u dyndën në lagjen Colombo ku ndodhen ndërtesat qeveritare, duke brohoritur parulla kundër presidentit dhe duke thyer disa barrikada policie derisa arritën në rezidencën e tij. /abcnews.al