Rudina Hajdari-Bashës: Im atë nuk do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte

schedule23:51 - 11 Maj, 2019

schedule 23:51 - 11 Maj, 2019

“Sonte, familjet e zakonshme me fëmijë të vegjël do të kthehen në shtëpi me frikë nga pasiguria”.

Kështu e nis reagimin e saj në lidhje me protestën e sotme, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari sipas së cilës do të jenë njerëzit, ata që do të paguajnë dëmet që janë shkaktuar për shkak të bombave molotov.

Hajdari shkruan se shqiptarët kanë zgjedhur demokracinë dhe sipas saj, Azem Hajdari nuk do të kishte mbështetur veprimet e Bashës sot. Sipas deputetes, Basha po minon parimet e paqes, prosperitetit dhe pluralizmit.

“Mos e quani veten një “demokrat” z. Basha, dhe mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte. Azemi dhe e gjithë Shqipëria në 1990 protestuan për të sjellur demokracinë në Shqipëri jo nëpërmjet dhunës. Ju po protestoni ta grisni atë demokraci copë e grimë. Shqiptarët e zakonshëm e panë të vërtetën e shëmtuar sonte se, dhe s’mund të gabojmë t’iu quajnë ju një “demokrat”. Ky është një mashtrim. Edhe pas 30 vjetësh e kopjon Azemin shëmtuar duke përsëritur refrenin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Shqiptarët nuk e përdorin dhunën për të manipuluar njerëzit e zakonshëm, z. Basha, e aq më tepër demokratët të cilët kanë qenë përherë paqësor. Ata nuk i kërcënojnë institucionet dhe proceset politike sepse nuk mund të fitojnë zgjedhjet. Ata nuk bëjnë kompromis paqen dhe stabilitetin e një kombi, sepse ata nuk mund të fitojnë zgjedhjet – dhe e dinë që pas humbjes dy herë, ata kurrë nuk do të fitojnë herën e tretë përmes kësaj shfaqje të shëmtuar.

Im atë nuk bëri gjithë atë sakrificë që një ditë Partia Demokratike të bënte këtë që bëri sot sepse – ju po minoni parimet e paqes, prosperitetit dhe pluralizmit, me keq akoma. Im atë nuk kërkoi t’i japë fund 5 dekadave të sundimit komunist, që Shqiptarët që të jetojnë përsëri në frikë për të nesermen. Frika nuk ka vend në demokraci dhe njerëzit e zakonshëm e dinë se kjo sjellje e pakicës nuk ka vend në një vend demokratik”, shkruan Hajdari.

Sipas deputetes, sjellja e Bashës nënkupton që koha e tij është e shkuar.

“Me këtë sjellje mendoj se është e qartë se edhe e vetë e kuptoni se koha juaj është e shkurtër. Dhuna është mjet i fundit i të dëshpëruarve. Ju nuk do të detyroni popullin e këtij vendi të zgjedhë ju nga frika.

Gjenerata ime edhe pse ja vratë shpresën vazhdojnë vlerësojnë demokracinë dhe s’kanë për të rënë pre e rikthimit në kohë. Gjenerata ime do shpresë, do alternativë, do vizion, do njerëz të mirë, e të tillë ka plot ky vend!

Ata që morën pjesë në protestën e PD në mënyrë të dhunshme këtë mbrëmje nuk e bënë këtë në emrin e tim atë, por të dhunshmit ishin një pakicë e vogël. Shumica e heshtur e Shqipërisë e di se udhëheqësit që shpërthejnë molotov në vend të dialogut, nuk janë udhëheqës të cilët luftojnë për një Shqipëri si Evropa”, shprehet Hajdari./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!