Afati përfundimtar është caktuar për të martën, ditën e një takimi të planifikuar nga Aurelio de Laurentiis dhe Kalido Koulibaly.
Mbrojtësit senegalez është një rast i çuditshëm. Nga dëshira e Napolit për të mbajtur lojtarin në skuadër dhe për të rinovuar, tek premtimi që nuk do të kalojë te Juventusi.
Nga njëra anë Koulibaly i premtoi Napolit dhe tifozët që nuk do të pranojnë asnjë ofertë nga bardhezinjtë. Nga ana tjetër, megjithatë, agjenti i tij Ramadani ka bërë një shëtitje në Torino dhe është rikthyer në fakt me propozimin e Juves për klientin e tij.
Një situatë që duket se do të jetë e prirur të përfundojë jo në mirëkuptim, pasi lojtari ka dhe një vit kontratë me napolitanët dhe De Laurentis do të kërkonte me çdo kusht një shitje të tij për të fituar para, pasi në rast të kundër e humbet me parametra zero një nga yjet e skuadrës.
Por ndërkohë vetë lojtari kërkon të fillojë një eksperiencë të re në një kampionat tjetër, Premier League ose La Liga, prandaj bie si pistë Juventusi. /f.a/abcnews.al