Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë, moti i keq zbraz bregdetin në Vlorë

schedule12:44 - 8 Korrik, 2022

schedule 12:44 - 8 Korrik, 2022

Rreshjet e dendura të shiut të cilat kanë filluar prej orës 11:00 të mesditës kanë larguar pushuesit vendas por edhe turistë e huaj nga plazhi në qytetin e Vlorës. Të gjitha plazhet e qytetit janë boshatisur nga pushuesit dhe turistët, të cilët si rjedhojë e shiut janë larguar me shpejtësi.

Pronarët e plazheve kanë zgjedhur që çadrat dhe shezlongët ti mbyllin dhe ti sigurojnë nga era e fortë bregdetare e cila vijon prej disa orësh.

Largimi i pushuesve dhe turistëve ka shkaktuar trafik në rrugët e qytetit të Vlorës sidomos në lungomare.

Moti i keq ka përfshirë edhe qytetin e Fierit me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë.

Lexo edhe: I nxehti afrikan i lë vendin vranësirave dhe rrebesheve, njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte

Kjo e premte sjell vranësirat dhe reshjet në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit ranë ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!