Policia aksion në Durrës për lirimin e hapësirave publike, sekuestron 400 komplete me çadra dhe shezlongë

schedule08:49 - 8 Korrik, 2022

schedule 08:49 - 8 Korrik, 2022

Policia e Durrësit ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bregdeti i lirë” janë liruar hapësira në vijën bregdetare, në zonën e Porto Romanos.

Si rezultat ka nisur procedimi penal për 5 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse.

Gjithashtu janë sekuestruar 400 komplete me çadra dhe shezlongë.

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit C., 36 vjeç, banues në Tiranë; F. Rr., 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç, të katërt banues në Durrës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

/Abcnews.al/