Bahar dhe Mehmet Karaçan është çifti turk që është sprovuar më së shumti në jetë. Në fillim do t’i duhej të kalonte sëmundjen e vështirë vetë Mehmetit, ndërsa në këtë periudhë, bashkëshortja e tij Bahar.
Kjo e fundit është duke u kuruar për sëmundjen e kancerit të gjirit, gjë e cila i ka dhënë akoma më shumë forcë për ta parë jetën plot me ngjyra. Në një intervistë eskluzive në ‘Abc e Pasdites’ ata treguan se përse vendosën ta bëjnë publike historinë e tyre dhe të realizojnë video motivuese paçka gjëndjes së rënduar shëndetësore.
“Kur dikush ka një mërzi të tillë nuk duhet lënë kurrë vetëm. Shikojmë që ka njerëz që braktisen në këto çaste në situata të tilla. Në e dimë që vetëm duke qëndruar pranë mund të kemi sukses dhe këtë duam ta ndajmë me të gjithë njerëzit e botës”, tregoi Bahar.
Në rrjetin e tyre social ata kanë publikuar një foto ku tregohet që Mehmet para disa vitesh ka kaluar kancerin, betejë të cilën e ka kaluar me sukses, e ku duket dhe Bahar e sigurt në këtë betejë.
“Përpara 11 vjetësh isha unë në fakt që isha i sëmurë dhe në këtë foto ne tregojmë se si e kemi kaluar vetëm duke qëndruar bashkë”, tha Mehmet.
Mehmet shtoi se pavarësisht se e ka kaluar sëmundjen dhe e ka përjetuar çdo gjë gjatë saj, vetëm personi që e kalon mund ta perceptoj dhe kuptoj atë që po kalon. Të dy u shprehën që çelësi i suksesit të betejës është të kesh pranë njerëzit e zemrës. Bahar e mbyll fjalën e saj duke dhënë mesazh për gratë që të mund të kryejnë kontrollet sepse tumori është shumë agresiv./abcnews.al