Amnistia fiskale, Sejko: Të shmanget pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit

schedule16:31 - 6 Korrik, 2022

schedule 16:31 - 6 Korrik, 2022

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë u shpreh se amnistia fiskale ka kosto dhe benefite. Sejko theksoi se do të sillte formalizimin e ekonomisë dhe futjen e parasë në sistemin bankar.

Megjithatë, veçoi ai duhet të shmanget pastrimi i parave me atë të kësaj metode. Sejko tha se amnistia fiskale duhet të bëhet vetëm njëherë.

Lexo edhe: Gent Sejko: Inflacioni në prill dhe maj është rritur me 6.7%

“Amnistinë fiskale e shohim me kosto dhe benefite. Ajo që ne shohim si kryese është formalizimi i ekonomisë. Futjen e numrin të llogarive dhe futjen e parasë në sistemin bankar. Në këtë drejtim amnistia do të jepte impakt pozitiv. Por ka edhe kosto që lidhet me shmangien e parave të krimit dhe korrupsionit.

Nuk duhet të lejojmë që të pastrohen paratë dhe në esencë duhet që të mos krijohet koncepti i amnistive të vazhdueshme. Amnistia të bëhet vetëm njëherë’, deklaroi Sejko.

Qeveria socialiste ka propozuar amnistinë fiskale. Në këtë amnisti nuk mund të përfitojë asnjë politikan, funksionar shteti, gjyqtar, prokuror apo familjarë të tyre. Puna në të zezë e deklarohet si subjekti kryesor i amnistisë. Përfituesit synohet të jenë emigrantët që ndër vite kanë siguruar të ardhura nga punë të ndryshme të padeklaruar.

Sakaq, opozita ka kundërshtuar nismën e qeverisë, të cilën e konsideron si formë për të formalizuar paratë e krimit. g.v/abcnews.al