Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se inflacioni gjatë muajit prill dhe maj shënoi rritje duke kapur shifrën e 6.2 dhe 6.7 %.
“Inflacioni shënoi rritje në muajin prill dhe maj duke shënuar 6.2 dhe 6.7%. Ishin në kahun e sipërm të parashikimeve tona. Pasqyroi rritjen e çmimeve të ushqimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, GDP u rrit me pothuajse 6% në tremujorin e parë të këtij viti. Rritja ekonomike u diktua nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve private dhe rritja e eksporteve. Rënia e investimeve publike dhe rritja e importeve kanë shkuar në kahun e kundërt”, tha ai.
Megjithatë, ai u shpreh optimist se rritja ekonomike do të vazhdojë. “Rritja ekonomike ishte mbi pritjet tona. Rezultoi 6% rritja e tre mujorit të tretë është afektuar na turizmi do të jetë pozitive. Të gjithë këta element ndikojnë edhe në inflacion. Nuk mund të them një shifër të saktë. Mund të luhatet midis 7-8 %. Mbetet për tu parë. Inflacioni do të vijojë në objektiv në vitin 2024. Do të kemi një rritje ekonomike këtë vit midis 3 dhe 4%., mbetet për tu parë”, tha Sejko. /abcnews.al