Van Persie për blerjen e re të Man Utd: Malacia është një talent i madh me një shpirt luftarak

schedule08:09 - 6 Korrik, 2022

schedule 08:09 - 6 Korrik, 2022

Ish-sulmuesi i Manchester United, Robin Van Persie, ka lavdëruar transferimin e ri të “Djajve të Kuq”, Tyrell Malacia, duke pretenduar se ai është një talent i madh.

22-vjeçari është bërë blerja e parë e Erik ten Hag si trajner i Manchesterit, duke u bashkuar me një kontratë 4 vjeçare me opsionin për një vit tjetër.

Mbrojtësi holandez vjen nga klubi holandez, Feyenoord, ku Van Persie është aktualisht asistent trajner. Van Persie u bë i preferuari i tifozëve gjatë kohës së tij në Old Trafford, duke qenë i rëndësishëm në suksesin e skuadrës në Premier League në vitin 2013.

Ish-sulmuesi holandez dha mendimin e tij me një postim në rrjetin social Twitter duke u shprehur me fjalë të mëdha për Malacia.

“Urime për këtë transferim fantastik. 100% e merituar, puna e palodhur shpërblehet. Për të gjithë tifozët e Manchester united, jam i sigurt që do të kënaqeni duke parë Tyrell të përfaqësojë këtë klub të madh. Një talent i madh me shpirt të madh luftarak. Jam i sigurt se ai do të jetë në formë të mirë”, është shprehur Van Persie./ h.ll/abcnews.al