Dritan Mehmeti, trajneri i Partizanit, në prag të ndeshjes kundër Saburtalo ka folur në Supersport. “Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë sepse kushtet kanë qenë shumë komode sa i takon edhe fushës së stërvitjes.
Jemi në formatim e sipër sepse janë larguar lojtarë të rëndësishëm, por edhe kemi marrë lojtarë që presim të bëjnë diferencën dhe të plotësojnë skuadrën. Afrimet duan kohën e tyre dhe shpresoj t’i marrim maksimumin për kaq kohë sa kemi pasur në dispozicion”.
“Kapiteni? Albani nuk do jetë se ka pasur shqetësime fizike, është një vlerë dhe ka vite që është pjesë e klubit. Nuk ka probleme për kontratën, presidenti i ka bërë kontratë të përjetshme”.
“Dueli me Saburtalo? Mendoj që miti i fushës ka rënë, por shkalla e vështirësisë do jetë. Mund të jetë një plus, por prapë është ndeshje jashtë.
Nuk i di marrëdhëniet që kanë me tifozët, por ne do të përgatitemi për të gjithë faktorët që do të jenë kundrejt nesh”, deklaroi Mehmeti. / abcnews.al