Këngëtarja e njohur shkodrane, Barbana Dini ka marrë propozim për martesë nga partneri i saj. Ajo ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen dhe në një moment gjysma e saj është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar.
Këtë moment e kanë ndarë në rrjet të pranishmit, të cilët kanë shpërthyer në ovacione.
Barbana prej kohësh jeton në SHBA, ku ka nisur një jetë të re me partnerin, të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Ajo është shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për të, pasi zgjedh të postojë vetëm foto, ku fytyra e tij nuk duket.
Gjatë kësaj kohe në Amerikë, Dini është angazhuar edhe me mbrëmje muzikore, ku këndon për shqiptarët që jetojnë atje./abcnews.al