Christophe Galtier është trajneri i ri i PSG-së. Tekniku u prezantua menjëherë në konferencën për shtyp pak minuta pasi Pochettino u deklarua se nuk është më trajneri i klubit francez.
“Jam i prekur dhe krenar. Arrita në Parc des Princes 45 minuta më poarë dhe pashë frazën “Ici c’est Paris”, një frazë që mban shumë pritshmëri. Jam i përgatitur. Nëse e kam pranuar këtë përgjegjësi, do të thotë se jam i aftë për këtë. Vetëm është shumë e vështirë, së bashku jemi më të fortë. Prania e Luis Campos ishte një faktor përcaktues.”
Dhomat e zhveshjes janë plot me kampionë
“Janë lojtarë që duan gjithmonë të fitojnë, por tashmë kam punuar në ambiente ku kishte shumë ego. Gjëja e parë që duhet të bëj është të flas me ta, por do të më duhet edhe të imponohem. Qëllimi është të kemi një projekt të përbashkët pa asnjë kompromis.
Nuk i kam takuar ende lojtarët, do të përshtatem me skuadrën. Tashmë kam një ide nga ajo që dua të shoh. Dua një lojë sulmuese, do të më duhet t’i vendos lojtarët e mi në pozicionin më të mirë të mundshëm. është folur shumë për një mbrojtje me tre lojtarë dhe unë jam i orientuar ta përdor këtë.
Mbappe? Si trajner francez, isha shumë i lumtur që Kylian mbeti këtu. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Unë e di se çfarë pret nga ekipi. Ne i dimë pikat e tij të forta. Nëse të gjithë janë në shërbim të kolektivit, PSG do të ketë një sezon të mrekullueshëm, shpresoj të jetë vendimtar si sezonin e kaluar.
Portierët? Do të takoj portierët së shpejti. Në parim dua të emëroj një numër 1 dhe një numër 2. Por kjonuk do të thote se numri 2 nuk mund të bëhet numri 1.”
Neymar? Cili trajner nuk do të donte të kishte Neymar në skuadër? Ai është një lojtar i klasit botëror. Po, duhet ekuilibër, por unë kam shumë ide të qarta se si dua ta përdor atë. Shpresoj që ai të qëndrojë me ne, unë e dua në ekip”, këto kanë qenë fjalët e teknikut francez pas pyetjeve të gazetarëve./ h.ll/abcnews.al