VIDEO/ Marrëveshja e arritur me United mërzit tifozët e “Spursave”, djegin fanellën e Eriksen

schedule15:15 - 5 Korrik, 2022

schedule 15:15 - 5 Korrik, 2022

Christian Eriksen ka arritur marrëveshjen me Manchester United për transferimin në “Old Trafford” gjatë kësaj merkatoje.

Vetëm pas disa orësh që mesfushori danez u tha se ka arritur marrëveshjen me United, pasi nuk preferoi të rikthehet te Tottenham, ka mërzitur tifozët “Spursave”.

Eriksen luajti për Spurs midis 2013 dhe 2020 dhe konsiderohet si një nga mesfushorët më të mëdhenj të klubit në epokën moderne.

Ky vendim nuk është pëlqyer nga shumë tifozë, dhe një tifoz dogji fanellën e tij të vjetër ‘Eriksen 23’ përpara se ta postonte videon në mediat sociale.

Eriksen po kërkonte 200,000 funte në javë dhe një bonus nënshkrimi prej 10 milionë funtesh, sipas The Telegraph. Aktualisht nuk dihet nëse këto janë kushtet që United ka pranuar, por ai do të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare.

/f.a/abcnews.al