Nisin reshjet e borës në rajonin e Kukësit

schedule10:29 - 3 Dhjetor, 2017

schedule 10:29 - 3 Dhjetor, 2017

Në verilindje të vendit, reshjet e shiut u kthyen në reshje bore, ndërsa temperaturat ranë në 1 gradë celsius. E megjithatë, situata është nën kontroll dhe të gjitha akset rrugure nacionale e rurale janë të kalueshme pa zinxhir. Në qytet trashësia e borës arriti në 5 cm dhe në zonat malore 30 cm. Rruga e Kombit u pastrua nga gjashtë mjete borëpastruese dhe është hedhur edhe sasia e nevojshme e kripës. Energjia elektrike mungon në 22 fashatra të Topojanit, Shishavecit, Cajes e Malziut./abcnews.al

https://youtu.be/h52wnqMAgtM

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!