Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

4 Korriku, Basha: Pavarësia e SHBA ka frymëzuar popuj e kombe, krenari dhe mirënjohje për mbështetjen

schedule09:37 - 4 Korrik, 2022

schedule 09:37 - 4 Korrik, 2022

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka uruar amerikanët për 4 Korrikun, ditën e pavarësisë. Në një postim në mediat sociale, Basha shprehet se pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka “frymëzuar popuj e kombe, për të realizuar ëndrrat dhe idealet e lirisë dhe demokracisë për shoqëri të lira e të emancipuara.”

Po ashtu, Basha sjell në vëmendje se kjo ditë përkujtohet në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

LULZIM BASHA NË FACEBOOK

“4 korriku i 1776 shënoi lindjen e shtetit që u bë simbol i lirisë, demokracisë, të drejtave themelore të njeriut, dhe mbrojtëse e këtyre vlerave kudo në botë. Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka frymëzuar popuj e kombe, për të realizuar ëndrrat dhe idealet e lirisë dhe demokracisë për shoqëri të lira e të emancipuara.

Ne shqiptarët e përkujtojmë këtë ditë historike, në 100 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, me krenari dhe mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që kombi amerikan na ka dhënë përgjatë gjithë historisë tonë, si kur diskutohej fati i ekzistencës tonë, ashtu edhe më pas, në sfidat e daljes nga errësira e diktaturës drejt dritës së lirisë dhe demokracisë, në çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë së saj, në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në procese të tjera të zhvillimit ekonomik të vendit dhe integrimit në BE.
Gëzuar 4 korrikun! Zoti e bekoftë miqësinë mes dy kombeve tona.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!