Rama: Holanda ka ndryshuar shumë nga vizita ime e parë

schedule20:22 - 3 Korrik, 2022

schedule 20:22 - 3 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Amsterdam ka bërë një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur  “De Balie”.

Rama tha se Amsterdami ka ndryshuar shumë që prej vizitës së tij të parë në Holandë.

Ai theksoi se ajri nuk është më i njëjtë.

Pjesë nga diskutimi:

Moderatori: Ju jeni një socialdemokrat?

Rama: Nuk e di saktësisht. Por mendoj se u bëra një njeri që e kërkonte me çdo kusht lirinë e vet. Duke folur për lirinë më kujtohet ardhja ime e parë në Amsterdam. Isha i përfshirë në luftën kundër regjimit që faktikisht kishte pasur burimin e parë të rebelimit në Akademinë e Arteve. Kur lëvizja ja doli kundër regjimit, nuk doja të hyja në politikë, doja të bëja art. Në vitet e para shija piktura dhe udhëtoja. Erdha në Amsterdam dhe mora në telefon prindërit, ishte viti 1992 ose 1993, dhe u thashë se tani e di se çfarë është liria, jam në Amsterdam dhe është një vend ku ti merr frymë lirisht. Unë në fakt vuaj nga asma dhe jam i mirë t’i njoh shkallës së ndryshme të frymëmarrjes. Në atë kohë Amsterdami ishte vendi i 7 ose i 8, që vizitoja por ky ishte një vend që shkrihej, ku nga dritaret mund të shihej brenda.

Moderatori: Çfarë ka ndryshuar?

Rama: Nuk e di, ju takon juve ta gjeni. Unë e kam të vështirë çfarë duhet në Shqipëri, por në Holandë ju takon juve.

Moderatori: Po thoni që është bërë më keq?

Rama: Jo, ajri, mushkëritë nuk më thonë të njëjtën gjë.

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!