15 hektarë pyje janë djegur në malin e Torrovicës në Lezhë, si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu malin që lidhet me fshatin Bend në kufi me Shkodrën.
Abcnews.al mëson se zjarri po përhapet me përmasa të mëdha, si pasojë e erës së fortë.
Ndërhyrja e zjarrfikësve në zonë është e pamundur, si pasojë e terrenit të vështirë.
/abcnews.al/