Fshati Cerkovinë i Vlorës është përfshirë nga një zjarr masiv.
Nga flakët rrezikohen të digjen ullinj dhe pemë frutore.
Tre efektivë dhe zjarrfikësja me kapacitet 8 tonë ujë ndodhen në vendin e ngjarjes.
Abc mëson se është njoftuar edhe Policia e Shtetit.
Zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë flakët./Abcnews.al/