Këto çanta plazhi janë ideale dhe për daljet tuaja të përditshme

schedule15:25 - 2 Korrik, 2022

schedule 15:25 - 2 Korrik, 2022

Kur flasim për çantat e plazhit zakonisht na shkon mendja tek çanta prej kashte. Kjo konsiderohet si modeli perfekt për të mbajtur gjërat tuaja në det, si falë qëndrueshmërisë ashtu edhe stilit që ofron. Vitet e fundit kemi parë që këto çanta të bëhen dominuese në veshjet e përditshme verore.

Kjo do të thotë që një çantë e përsosur për t’u marrë në plazh, mund të bëhet e përsosur për një shëtitje nëpër qytet apo edhe në zyrë. Nga “shportat” e gjera me thurje tek detajet e holla prej lëkure, çantat e mëposhtme mund të luajnë një rol të dyfishtë në pamjen tuaj: për plazh dhe qytet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!