“Më operuan pa narkozë dhe më shkatërruan hundën”, rrëfimi shokues te Doktor Plastik

schedule22:05 - 1 Korrik, 2022

schedule 22:05 - 1 Korrik, 2022

Sapo ka filluar sezoni i katërt e reality show mbi kirurgjinë plastike “Doktor Plastik” dhe rastet sa vijnë e bëhen më interesante. E tillë ishte historia e transmetuar këtë të premte në ABC News, ku një 41 vjeçare nga Elbasani, vjen në Doktor Plastik pas një situate të rënduar nga një operacion i mëparshëm në hundë.

Zoica Suli, një 41 vjeçare nga Elbasani, shumë vite më parë për shkak të problemeve që kishte me frymëmarrjen, shkon në Spitalin e qytetit të Elbasanit për të rregulluar frymëmarrjen. Çfarë i ndodh është një makth! Doktori që e viziton në Elbasan e nxjerr me probleme dhe vendos ta operojë.

Që në momentin e përballjes së parë me operacionin i cili u bë pa narkozë në një karrige ku Zoica përjetoi të gjitha dhimbjet, Zoica e kuptoi që kishte diçka që nuk shkoi mirë. Por doktorët e sigurojnë që operacioni ishte i suksesshëm. Pas një muaji pasi heq allçinë, Zocia vëren që hunda po i merrte një shtrembërim dhe përveç devijimit filloi të humbte tërësisht aftësinë për frymëmarrje.

Pas shumë vitesh kjo eksperiencë i la aq shumë gjurmë sa Zoica për herë të parë mori guximin për ta riparuar funksionin e hundës vetëm pasi sheh “Doktor Plastik” dhe punët e Doktoreshës së mirënjohur të Spitalit Amerika 2, dr Rezarta Kapaj. Vetëm dr. Rezarta Kapaj i dha besim që të hynte edhe njëherë në sallë. Por çfarë zbuloi dr. Rezarta në konsultë ishte dhe më e tmerrshme sa vetë operacioni.

Gjatë operacionit të parë, Zoicës i kishin hequr pothuajse të gjithë materialin kockor. Dr. Rezarta Kapaj, iu desh të rindërtonte edhe njëherë hundën e saj nëpërmjet kërceve të marrë nga veshët. Një tjetër episod që mbyllet me një fund të lumtur për Doktor Plastik dhe dr. Rezarta Kapaj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!